Të rejat

Qëllimet dhe objektivat

  • Zhvillimi i kurrikulës së përbashkët të trajnimit dhe moduleve të të nxënit të përshtatura, duke rritur konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes shkëmbimit të vizitave në terren të praktikantëve.
  • Përdorimi i metodave dhe mjeteve të reja inovative të edukimit dhe trajnimit (online/ mësimit nëpërmjet celularit) përmes transferimit të teknologjisë dhe njohurive.
  • Trajnime mbështetëse të synuara për bizneset në fazën e start-up.
  • Përkrahja dhe ndërmjetësimi në përpjekjet e përbashkëta mes institucioneve arsimore dhe komuniteteve të biznesit në rajonin e Ballkanit dhe Mesdheut (duke përfshirë transferimin e praktikave dhe njohurive më të mira), për të përmirësuar cilësinë e trajnimit profesional, për të përshtatur më mirë aftësitë e kërkuara në tregun e punës.
  • Mbështetja e partneriteteve strategjike të krijuara ndërmjet qendrave të arsimit/trajnimit profesional, duke synuar përditësimin dhe zhvillimin e aftësive sipërmarrëse nëpërmjet programeve të përbashkëta të përshtatura për nevojat e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
  • Organizimi i skemave të përbashkëta të trajnimit profesional që nxisin mendimin sipërmarrës, aftësitë dhe kapacitetet, duke adresuar në mënyrë të barabartë të papunët dhe grupet e tjera të pafavorizuara.
  • Krijimi i një rrjeti bashkëpunimi ndërkombëtar mes sipërmarrësve, përmirësimi i konkurrueshmërisë nëpërmjet ndarjes së praktikave dhe njohurive më të mira, zhvillimi i metodologjive të përbashkëta dhe promovimi i patronazhit të bashkëmoshatarëve tek praktikantët e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
  • Ngritja e një rrjeti bashkëpunimi të mentorëve ndërkombëtarë të gatshëm të marrin pjesë në zhvillimin e ose ngritjen e sipërmarrjeve të reja.
  • Nxitja e pjesëmarrjes së autoriteteve lokale, rajonale dhe kombëtare, duke synuar inicimin e përfshirjes së grupeve të varfëra ose të pafavorizuara.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close