Të rejat

Sfondi

Nisur nga nevojat dhe sfidat e përbashkëta të rajonit të Ballkanit dhe Mesdheut, si rritja e ngadaltë ekonomike, konkurueshmëria e ulët, niveli i ulët i sipërmarrjes dhe mungesa e trajnimeve inovative të sipërmarrjeve në fushën e formimit profesional dhe mësimit joformal, projekti INNOVENTER kombinon pikat e forta dhe mundësitë e partnerëve për të adresuar këto sfida, duke krijuar një kornizë trajnimesh për të promovuar kompetencat dhe aftësitë e sipërmarrësve socialë.

Ideja e projektit

Ideja kryesore është krijimi i një trajnimi profesional për sipërmarrjen sociale për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, në mënyrë që ata të përmirësojnë veten dhe, në të njëjtën kohë, të angazhojnë si punëmarrës edhe individë të pafavorizuar. Do të trajtohet hendeku që ekziston midis sipërmarrjes tradicionale dhe sociale. Projekti integron konceptet e Iniciativës së biznesit social (ekonomisë sociale dhe sipërmarrjes) me biznesin tradicional, duke përfshirë karakteristikat e një sipërmarrjeje sociale dhe do të nxitë kompanitë që të menaxhohen në një mënyrë më të hapur dhe më të përgjegjshme. Rezultatet kryesore të projektit të adaptuara në nivel kombëtar do të jenë krijimi i kurseve të trajnimit në përputhje me ECVET për sipërmarrjen sociale me kurrikul, module trajnimi dhe doracak, platforma online dhe mobile trajnimi me mjete interaktive për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe mbështetjen e database të njohurive të dijes, programet e patronazhit dhe punësimit.

Trajnimi do të pilotohet dhe zbatohet përmes sesioneve hyrëse, seancave të hapura të trajinimit në distancë dhe sesioneve të trajnimit nga ekipi i përbashkët dhe duke përfshirë trajnerë vendas. Përdoruesit kryesorë fundorë janë vendimmarrësit në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sipërmarrjet sociale dhe organizatat e biznesit. Grupet e pafavorizuara dhe sektori i ekonomisë sociale do të përfitojnë në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë. Mësimdhënësit dhe trajnerët profesionalë do të fitojnë më shumë përvojë në fushën e sipërmarrjes sociale. Përfitimet reale dhe ndikimi në këtë fushë do të jenë rritja e konkurrencës, risitë dhe niveli i punësimit në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Qasja

Krijimi i një ndërthurjeje për krijimin e rendit logjik mes përmbajtjes së moduleve trajinuese, platformës online dhe pilotimit të kurseve të trajnimit për të nxitur skemën e bashkëpunimit të të nxënit, duke përfshirë shkollat dhe qendrat e aftësimit profesional dhe për të zbatuar futjen e koncepteve të reja sociale në trajnimin e sipërmarrësve për të rritur konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nëpërmjet zbulimit të burimeve të papërdorura. Sjellja së bashku e vendeve partnere është një mjet efektiv, pasi këto çështje ekzistojnë tek të gjitha ato, ndërkohë që modulet e trajinimit dhe procedurat e kërkuara duhet të përshtaten me nevojat dhe rregullat vendore të secilit vend partner.

Grupet e synuara

  • Studentët e shkollave të mesme ose shkollave profesionale ekonomike dhe për menaxhim biznesi
  • Mësuesit e shkollave të mesme ekonomike
  • Trajnuesit e qendrave profesionale në fushën e sipërmarrjes
  • Praktikantët dhe sipërmarrësit
  • Sipėmarrėsit socialë
  • Sipërmarrësit e bizneseve tradicionale dhe sipërmarrjeve sociale
  • Politikbërësit dhe vendimarrësit